Ish-kapiteni i Arsenalit, Patrick Vieira ka pranuar se ndihet keq për mesfushorin Granit Xhaka.
Xhaka nuk ka luajtur në fanellën e “topçinjve” që nga incidenti në ndeshjen kundër Crystal Palace dhe gjithashtu ka humbur shiritin e kapitenit.
Vieira ka pranuar se ndihet keq për kosovarin dhe beson që ka bërë shumë për klubin anglez, andaj meriton shumë respekt.
“Ndihem keq sepse ishte kapiteni dhe po kalon kohë të vështirë në Arsenal. Mendoj se duhet të kujtojmë se ka arritur shumë që nga transferimi në Arsenal dhe meriton më shumë respekt. Kur je lojtar dhe nuk luan si dëshiron, nuk je i kënaqur me vetën. Ndonjëherë thua gjëra që pendohesh. Është e vështirë sepse ish-lojtarët kanë thënë fjalë të këqija për të. E di sa i mirë është dhe do ta kalojë këtë gjë sepse ka karakterin e fortë dhe njeri i mirë”, deklaroi ai.
Xhaka mbetet i lidhur me një transferim në Milan gjatë afatit dimëror./kp
-
Xhaka flet për shiritin e kapitenit te Arsenali, Mikel Artetan dhe ambiciet për Champions
-
Xhaka do të mendonte mirë para se të pranonte sërish shiritin e kapitenit te Arsenali
-
Xhaka po shijon sërish kohën tek Arsenali
-
Xhaka rifiton zemrat e tifozëve, mund t’i kthehet shiriti i kapitenit
-
Arteta shpreson që Xhaka të mos largohet nga Arsenali