Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vetteli fiton Çmimin e Madh të Britanisë, e cilëson ditë të madhe për Ferrarin

Sebastian Vettel ka fituar Çmimin e Madh të Britanisë së Madhe, një garë spektakolare me një luftë mes 4 pilotëve për vendin e parë.

Piloti i Ferrarit arriti që të lërë pas Lewis Hamiltonin pikërisht në pistën e Silverstone, që është “shtëpia” e tij.

Në podium u ngjit edhe ferraristi tjetër, Kimi Raikkonen, i cili la pas Valtteri Bottas.

Me këtë fitore, Vettel shkëputet 8 pikë nga Hamilton, duke përforcuar pozitat në vendin e parë të klasifikimit të pilotëve, transmeton TCH.

Sebastian Vettel nuk e fshehu aspak gëzimin e tij.

Me këtë fitore, ferraristi rrit diferencën me Hamiltonin e vendit të dytë në renditjen e pilotëve, por Vettel qëndron me këmbë në tokë.

Edhe Formula 1, Leclerc fiton në Britaninë e Madhe Sporte të tjera Formula 1, Leclerc fiton në Britaninë e Madhe

“Makina e sigurisë ndryshoi gjithçka. Mendoj se e befasova Valtteri Bottasin duke e parakaluar në një pikë ku nuk isha as vetë i sigurt se do ta merrja kthesën. Për fat, gjithçka shkoi mirë. Është një ditë e mrekullueshme, jam shumë i lumtur”, deklaroi Vettel pas garës.

“Gara ishte e mrekullueshme dhe mendoj se publikut i pëlqeu shumë”, u shpreh Vettel.