Teksa e nisi me këmbën e mbarë sezonin e ri në Çmimin e Madh të Australisë, gjermani i Ferrarit, Sebastian Vettel bëri të njëjtën gjë edhe në Bahrein.
Katër herë kampioni i botës i la të gjithë pas edhe në Çmimin e Madh të Bahreinit. U nis i pari dhe e mbylli në të njëjtën vend këtë garë.
Menjëherë pas tij u rendit piloti i Mercedesit, Valtteri Bottas, por këtë herë distanca me vendin e dytë ishte shumë e ngushtë, madje pati duel deri në kthesën e fundit për vendin e parë, transmeton TCH.
Kampioni në fuqi i Formula 1, britaniku Hamilton e mbylli garën e dytë të këtij sezoni në vendin e tretë edhe pse u nis vetëm nga vendi i nëntë.
Artikuj të ngjashëm
-
Lewis Hamiltoni në Bahrejn e fiton “pole-position” e 98-të në karrierë
-
Vetteli siguron “pole position” në Gjermani, për Hamiltonin një pasdite për t’u harruar
-
Vettel-Raikkonen nisen nga vija e parë në Çmimin e Madh të Bahreinit
-
Mbyllet sezoni, Mercedes dominon edhe në Abu Dhabi
-
Lewis Hamilton i lë pas të gjithë në Malajzi, Vettel i fundit