Max Verstappen është fituesi i Çmimit të Madh të Malajzisë. Piloti holandez i Red Bull la pas Lewis Hamilton (Mercedes) dhe shokun e tij të skuadrës, Daniel Ricciardo.
Sebastian Vettel me Ferrari arriti që të rekuperonte deri në vendin e katërt pasi u nis i fundit, ndërkohë që ferraristi tjetër, Kimi Raikkonen pati probleme me motorin dhe nuk u nis fare, transmeton tch.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjithsesi, fundjava nuk mund të mbyllej edhe pa një episod tjetër fatkeq për Ferrarin. Kur makinat po ktheheshin në bokse pas prerjes së vijës së finishit, Vettel u godit nga Lance Stroll dhe për tu kthyer në bokse, gjermanit iu desh të ngjitej në njëvendëshen e Pascal Wehrlein.