Piloti holandez Max Verstappen e ka fituar garën e fundit të stinorit në Formula 1, që u mbajt sot në Abu Dhabi.
Për holandezin e Red Bullit kjo ishte fitorja e dytë e stinorit. Ai i la prapa dyshen e Mercedesit, Valtteri Bottas e Lewis Hamilton.
Lewis Hamilton disa gara më parë e ka siguruar titullin e shtatë të kampionit në F1, ndërsa Mercedesi e ka siguruar titullin në konkurrencën e konstruktorëve.
{gallery}