Te PSG-ja me vështirësi e kanë pranuar disfatën nga Manchester City në gjysmëfinalen e dytë të Championsit. Te kampioni francez vlerësojnë se kanë luajtur më mirë se City.
“Kemi besuar deri te kartoni i kuq. Kemi krijuar shumë raste. Ne kemi luajtur shumë më mirë se City, por më pas kemi pranuar gol nga shansi i parë i tyre, njëjtë si në ndeshjen e parë. Por kështu është kur luan ndaj ekipeve të mëdha”, ka thënë mesfushori i Parisit, Marco Verratti.
“Kemi luftuar deri në fund. Mund të shohim njëri-tjetrin në sy, pasi kemi provuar të gjitha. Për herë të dytë jemi në katër më të mirët. Kemi seri të mirë. Nuk e di çka të them: kemi dashur të shkojmë në finale, por nuk e arritëm këtë”, ka theksuar Verratti.
Sipas tij, Parisi ka luajtur me shumë personalitet, por që nuk ishte e mjaftueshme.