Vëllai i madh i Gianluigi Donnarummas, Antonio, zyrtarisht ka kaluar te Milani.
Antonio është nëntë vjet më i madh se Gigi, i cili së fundmi vazhdoi kontratën me kuqezinjtë, derisa vëllai nënshkroi kontratë katërvjeçare.
Donnarumma i madh ishte edhe më herët pjesë e Milanit, por u largua në vitin 2012 në drejtim të Genoas.
Antonio besohet se i ka kushtuar Milanit vetëm 300 mijë euro.