Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vëllai i Xherdan Shaqirit, Erdini, në bisedë për “Sportin Total”

Për herë të parë për një televizion shqiptar, ka dhënë intervistë menaxheri Erdin Shaqiri që është edhe vëllai i Xherdan Shaqirit. Për Sportin Total, Erdin Shaqiri ka dhënë detaje nëse futbollisti Xherdan Shaqiri, do të vazhdojë të qëndrojë te Liverpooli në sezonin e ri.

Shaqa, që po vazhdon të ketë probleme me lëndimet dhe mungesën e minutazhit tek ekipi anglez, sipas vëllait dhe menaxherit të tij, do të shqyrtojë qëndrimin te Liverpooli. “Sporti Total” sjell edhe intervistën me Besim Hasanin, kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës, i cili ka folur për gjendjen e sportistëve, mbështetjen financiare dhe sistemin anti-doping në Kosovë.

Tregimet e veçanta vijnë nga futbollistët e kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli e Lirim Kastrati i Biolognës, ndërsa një storie tjetër, redaksia e Sportin në KTV e ka përgatitur për Lirim Hajrullahun, i cili do të luajë në kampionatin e futbollit amerikan NFL. Nga basketbolli, vjen storia e Edmond Azemit, kapitenit të Sigal Prishtinës, që ka folur për basketbollistin më të mirë të të gjitha kohëve në vendin tonë. Të gjitha këto e më shumë, mund t’i ndiqni në emisionin ‘Sporti Total’ që transmetohet të dielën nga ora 22:15.