Liga e futbollit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës – MLS – po e vajton humbjen e një futbollisti të ri.
Mbrojtësi i skuadrës Charlotte Fc, Anton Walkes ka vdekur të enjten në një aksident në jug të Floridës.
Ai ishte 25-vjeçar, ndërsa prej vitit të shkuar ishte pjesë e ekipit Charlotte FC. Walkes karrierë ka bërë edhe te Atlanta United në SHBA, ndërsa karrierën si profesionist e ka nisur në Premier League.
Ai ishte pjesë e Tottenhamit (2016-2018), përpara se të luante për dy sezone edhe te skuadra e Portsmouthit (2018-2020).