Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vdiq ish-hendbollisti i Vëllaznimit, Argjend Dreshaj

Ka vdekur në moshë të re ish-hendbollisti i Vëllaznimit të Gjakovës, Argjend Dreshaj, ka njoftuar FHK-ja të hënën.

Dreshaj, i lindur në vitin 1989, ishte përballur për disa vjet me një sëmundje të rëndë. Ai ka luajtur për grupmoshat e reja të Vëllaznimit e më pas për shumë vjet në ekipin senior të klubit gjakovar. Është shquar për urtësinë dhe respektin ndaj të tjerëve.

Dreshaj së fundi ka jetuar jashtë vendit.

Familjes Dreshaj ngushëllime pos FHK-së i ka shprehur edhe klubi Vëllaznimi.