Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vdiq ikona e futbollit kolumbian Freddy Rincon

Futbollisti i njohur kolumbian Freddy Rincon

Ish-kapiteni i Kolumbisë në futboll Freddy Rincon, ka vdekur pasi ka marrë lëndime të rënda në një aksident trafiku, raporton BBC.

55-vjeçari po drejtonte veturën e tij ndërsa u përplas me një autobus në mëngjesin e të hënës në Cali të Kolumbisë.

Ish-mesfushori i Real Madridit shënoi 17 gola për Kolumbinë dhe luajti në botërorët e vitit 1990, 1994 dhe 1998.

Ai e ndan rekordin me Carlos Valderraman si kolumbiani me më së tepërmi paraqitje në Botëror, 10 ndeshje.