Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vaterpolo kosovarçe - turne në Liqenin e Batllavës

Jo shumë vende të botës e kanë të zhvilluar sportin e vaterpolos. Vatër e këtij sporti mbetet Ballkani, ku Serbia, Mali i Zi dhe Kroacia ka vite që dominojnë skenën e madhe.

Themelet e këtij sporti është duke u munduar t'i vë edhe Kosova, por zhvillimi i tij po shkon me ritëm goxha të ngadaltë, shkruan sot “Koha Ditore”. Është ende amator dhe i paorganizuar në mungesë të infrastrukturës, përkrahjes institucionale dhe interesimit të të rinjve për t'u marrë me të.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Këtë e pranon edhe sekretari i Federatës së Notit të Kosovës (FNK), Astrit Haliti, që është edhe iniciator i këtij sporti në Kosovë. Ai po mundohet të vë themelet e vaterpolos me nxënësit e shkollës fillore e të mesme “Zeniti” në Besi.

“Shumë pak është zhvilluar, pasi problemi qëndron te kushtet infrastrukturore që janë të dobëta në Kosovë. E kemi të pamundur të bëjmë aktivitete secili klub i notit. Po aplikohet herë pas here gjatë stërvitjeve, por jo në mënyrë të organizuar”, thekson Haliti... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.