Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vashat e Prishtinës fitojnë përballjen e tretë finale ndaj Bashkimit

KB Prishtina ka shënuar fitore në “Sezai Surroi” ndaj Bashkimit në ndeshjen e tretë finale të Ligës së Femrave me rezultat të ngushtë 77:79.

Me këtë fitore KB Prishtina krijon epërsi prej 2 me 1 të fitoreve, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më e merituara për këtë fitore të Prishtinës ishte Braennan Farrar i cila shënoi 22 pikë, pati 6 kërcime e 4 asistime. Me lojë të mire u dalluan edhe Tykyrah Williams me 19 dhe Saranda Daci me 18 pikë.

Kurse për Bashkimin formë të lartë tregoi Danisha Shaw, që shënoi 33 pikë, pati 12 kërcime e 11 asistime.

Ndeshja kthyese do të zhvillohet në Prishtinë.