Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

VAR-i ndëshkon lojtarin dy herë me karton të kuq

Asistenca e gjyqtarëve përmes videos (VAR) po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në fushat e futbollit, pasi përtej problematikave të evidentuara, në jo pak raste ka ndihmuar gjyqtarët të japin vendimin e duhur.

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar edhe në kampionatin polak, në sfidën mes Legias së Varshavës, përballë Cracovias.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Legias, William Remy, i cili u ndëshkua dy herë me karton të kuq, pikërisht falë ndihmës që VAR-i i dha gjyqtarit kryesor, për të korrigjuar vendimin e mëparshëm, transmeton KP.

Ka qenë minuta e 75-të e takimit, kur mbrojtësi kreu një ndërhyrje të rëndë ndaj kundërshtarit, duke e shkelur qëllimisht mbi kofshë, por në lojë e sipër, arbitri akordoi vetëm karton të verdhë, që ishte i dyti për Remy dhe normalisht mbrojtësi u largua me karton të kuq për në dhomat e zhveshjes.

Por ndërkohë gjyqtari u sinjalizua që të rishikojë vendimin nëpërmjet VAR-it dhe vetëm pasi shkoi para monitorëve, kuptoi se ndërhyrja ishte vërtetë e ashpër dhe meritonte dënim direkt me karton të kuq.

Edhe Futbollisti përjashtohet dy herë në të njëjtën ndeshje Sport Futbollisti përjashtohet dy herë në të njëjtën ndeshje

Arbitri riktheu Remy në fushë, duke i sinjalizuar fillimisht se kartoni i verdhë ishte hequr, ndërsa mbrojtësi nga entuziazmi vrapoi për t’u rikthyer në fushë, por në moment pa edhe kartonin e kuq para syve, duke mbetur vërtetë i habitur.