Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Van nder Sar nën përkujdesje intensive në Split

Portieri legjendar holandez, Edwin van der Sar 52-vjeçar, është nën përkujdesje intensive në një spital në Split të Kroacisë.

“Index.hr” ka shkruar të premten se ai është pranuar në spital pasi ka pasur gjakderdhje në tru dhe se është mbajtur në përkujdesje.

Në spital Van der Sar është shoqëruar nga gruaja, Annemarie.

Për momentin nuk dihet nëse Van der Sar ka mbërritur në spital pas ndonjë lëndimi në kokë apo ishte i sëmurë. Ai nga Hvari është transferuar në Split me helikopter.

Gjendja e tij raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetë.

Edhe Më i miri i Kupës së Botës i nënshtrohet një operimi në shpinë Botërori 2026 1 d. më parë Më i miri i Kupës së Botës i nënshtrohet një operimi në shpinë

Van der Sar ka qenë një prej portierëve më të vlerësuar në histori të futbollit.

Ka pasur karrierë të suksesshme me Ajaxin, Manchester Unitedin, Juventusin e Fulhamin.