Louis van Gaal thotë se “Kupa e Botës fillon nesër” për skuadrën e tij holandeze, ndërsa po përgatiten të përballen me Argjentinën në çerekfinale të premten.
Trajneri 71-vjeçar thotë se lojtarët e tij janë profesionistë për ë përballuar atmosferën në stadiumin “Lusail Iconic Stadium”.
“Unë mendoj se lojtarët e mi janë mjaft profesionistë për të përballuar atmosferën.
Sigurisht që nuk është e lehtë nëse 40 mijë përkrahin Argjentinën nga tribuna, ndërsa ne kemi 1.400, 400 më shumë se sa pritej. Pra, këtu ka një rritje dhe unë jam vërtetë i kënaqur për këtë”, ka thënë Van Gaal.
Pritet që 40 mijë shikues të jenë në përkrahje të Argjentinës. Por, selektori holandez insiston se ekipi tij do të dalë fitues përballë argjentinasve.