Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Van Dijk shpreson të festojë titullin me tifozë

Foto: Reuters

Kapiteni i Liverpoolit, Virgil van Dijk ka thënë se do të ishte shumë e rëndë nëse kriza e koronavirusit do t’u pamundësonte tifozëve të shikonin klubin duke e fituar titullin e parë të Anglisë pas 30 vjetëve.

Liverpooli ka një epërsi prej 25 pikëve në krye të Premier Leagues. Mirëpo, liga është pezulluar deri më 3 prill për shkak të krizës së koronavirusit.

Vazhdimi i ndeshjeve pa shikues është një nga disa opsione që janë përmendur për të përfunduar stinorin në Angli.

“Asnjëri nuk ka dëshirë që të luajë ndeshjet pa shikues. Nëse e fitojmë ligën në një stadium të zbrazur, atëherë do të ndjehesha shumë keq për tifozët tanë. Qartë, nëse nuk ka tifozë në Anfield, është goditje e rëndë. Por, të presim njëherë vendimin që do të merret. Por, pavarësisht se çfarë ndodh, ne definitivisht do të sjellim titullin te tifozët tanë”, ka thënë Van Dijk, përcjell BBC, transmeton Koha.net.

Artikuj të ngjashëm