Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Valverde po e paguan çmimin e ndërrimeve të shumta

Pas humbjes shokuese të Barcelonës me shifrat 2:1 ndaj Leganesit të mërkurën mbrëma, trajneri Ernesto Valverde ka mbetur të përballet me një problem nga i cili është përndjekur edhe paraardhësi i tij Luis Enrique: si të bëjë rotacion në skuadër dhe të mbajë lojtarët e tij më të mirë të freskët, por të mos lëshojë pikët.

Valverde nisi ndeshjen në udhëtim ndaj Leganesit pa mbrojtësin e majtë titullar Jordi Alba dhe pa qendërsulmuesin Luis Suarez, një lëvizje që në shikim të parë dukej se nuk përmban ndonjë rrezik, duke e marrë parasysh se Leganesi kishte marrë vetëm një pikë nga pesë ndeshjet e para, përcjell Koha Ditore shkrimin e Reuters.

Gjërat dukej se po funksionin mjaft mirë kur Philippe Coutinho e dërgoi Barcelonën në epërsi me një gol me volej në pjesën e parë, mirëpo brishtësia e Barcelonës u ekspozua në pjesën e dytë, kur u përmbys rezultati nga Leganesi i vogël pas vetëm 68 sekondave në pjesën e dytë.

Valverde reagoi duke aktivizuar Suarezin dhe Alban në vend të Munir El Haddadit e Thomas Vermaelenit, dy lojtarët që ishin zënë jashtë pozite kur Nabil El Zhar realizoi golin e barazimit me kokë..(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Artikuj të ngjashëm