Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde është ndarë shumë i zhgënjyer me performancën e ekipit të tij sonte në Anfield Road, ku pësoi humbje prej 4 me 0 për t’u eliminuar nga gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve.
“Për momentin jemi të shkatërruar. Kjo është e tmerrshme. Me të vertetë na vjen shumë keq. Gjithçka që bëjmë është që t’i kënaqim tifozët dhe t’u sjellim kënaqësi atyre që të jenë krenarë me lojtar. Por, ky është futbolli, gjëra të tilla mund të ndodhin. Kemi pasur humbje të dhimbshme në të kaluarën”, është shprehur ai, transmeton Koha.net.
Ai thotë se janë të befasuar megjithatë i jep meritat Liverpoolit për performancën e sotme.
“Është rezultat i tmerrshëm për fansat tonë dhe neve. Ishim të pafat, por meritat shkojnë për Liverpoolin”, është shprehur Valverde.