Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Valencia kërkon shtyrjen e ndeshjes pas zjarrit vdekjeprurës

Valencia ka kërkuar që ndeshja e së shtunës në La Liga kundër Granadas të shtyhet pas zjarrit vdekjeprurës në qytet.

Të paktën katër njerëz kanë mbetur të vdekur pasi zjarri ka përfshirë dy ndërtesa në qytetin spanjoll të enjten në mbrëmje, ndërsa është raportuar edhe për 15 njerëz të pagjetur.

Valencia duhej të ishte nikoqire e Granadas në stadiumin “Mestalla” të shtunën, dhe është në pritje të vendimit nga La Liga.

Klubi ka thënë se është i shokuar me ngjarjen.

15-të persona, përfshirë gjashtë zjarrfikës dhe një fëmijë, janë lënduar nga zjarri por janë jashtë rrezikut për jetë.

Edhe Shtyhet edhe ndeshja Valencia – Real Madrid Futboll Shtyhet edhe ndeshja Valencia – Real Madrid

Valencia është në vendin e tetë në La Liga, me katër pikë më pak se Real Sociedadi, që zë pozitën e fundit që dërgon në garat evropiane.