Valencia dhe Chelsea kanë zënë dy pozitat e para të Grupit H në Ligën e Kampionëve duke kaluar fazën e grupeve për të arritur fazën e eliminimit direkt.
Valencia mposhti Ajaxin në xhiron e fundit 1 me 0 si mysafire për ta eliminuar nga gara ku sezonin e shkuar ishte gjysmëfinalist. Rodrigo shënoi golin e vetëm të ndeshjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë takimin tjetër të grupit, Chelsea mposhti Lillen 2 me 1 për të vazhduar tutje. Golat u realizuan nga Abrahami dhe Azpilicueta. Te francezët shënoi Remy.
Valencia e Chelsea kalojnë grupin me nga 11 pikë të tubuara. Ajaxi si i treti mbyll grupin me dhjetë pikë dhe do të vazhdojë në Ligën e Evropës. Lille eliminohet nga garat evropiane me vetëm një pikë të tubuar.