Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Valë largimesh nga Barcelona në verë

Sezoni i Barcelonës ka qenë spektakular deri më tash. Ekipi i Ernesto Valverde udhëheq tabelën me 11 pikë diferencë ndaj ekipit të renditur në vendin e dytë, ndërkohë që do të ndeshen me Sevilla në Copa del Rey dhe gjithashtu është në Ligën e Kampionëve.

Lojtarët, të cilët sipas Goal.com pritet të largohen këtë verë nga Nou Kamp janë: Gerard Deulofeu, Denis Suarez, Aleix Vidal, Thomas Vermaelen, për shkak të performancës jo të mirë ose lëndimeve, transmeton KP.

Ndërsa do të qëndrojnë Messi, Jordi Alba, Carles Alena, Sergio Busquets, portieri Jasper Cillessen, Philippe Coutinho, Ousmane Dembele, Andre Gomes, Andres Iniesta, Yerry Mina, Paulinho , Gerard Pique, Ivan Rakitiq, Sergi Roberto, Nelson Semedo, Luis Suarez, portieri Marc-Andre ter Stegen, dhe Samuel Umtiti.