Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Uzuni dhe Ademi shënojnë në Kroaci

Sulmuesi Myrto Uzuni ka shënuar një gol në fitoren e Lokomotivës së Zagrebit përballë Hajdukut të Splitit me rezultatin 2:0.

Reprezentuesi i Shqipërisë, Uzuni shënoi golin e dytë në minutën e 69-të të ndeshjes së luajtur të dielën, që i takoi xhiros së 11-të të elitës së futbollit të Kroacisë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Uzuni u zëvendësua në minutën e 85-të, kurse Lirim Kastrati luajti deri në fund. Për Uzunin ishte goli i dytë në pesë paraqitje. Ai ka kontribuar edhe me tri asistime.

Ndërkohë të shtunën në fitoren e Dinamo Zagrebit kundër Istras (4:1) një gol e ka shënuar mesfushori Arijan Ademi. Ademi shënoi golin e tretë në minutën e 66-të. Kapiteni Ademi dhe mbrojtësi Amir Rrahmani u paraqitën gjatë gjithë ndeshjes te Dinamo.

Artikuj të ngjashëm