Oleksandr Usyk është ofruar të ndihmojë në përgatitjen e Anthony Joshuas për luftën e tij të radhës, atë kundër Tyson Furyt shkruan “Sky Sports” të mërkurën.
Boksieri nga Ukraina, Usyk ka mposhtur Joshuan në dy meçe rresht të profilit të lartë për titullin e kategorisë së rëndë.
Por ai është i hapur për të shkuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe ta ndihmojë Joshuan në stërvitje. Alexander Krassyuk, promotori i Usykut, tha për Sky Sports: “Ai tha nëse do të ishte e nevojshme, mund të vijë në Britani dhe t’ia jepte disa këshilla Joshuas”.
Joshua do të përballet me Furyn më datën 3 dhjetor në Cardiff.