15 herë kampioni i Kupës së Amerikës, Uruguai, u eliminua në çerekfinale të garës të shtunën pasi u mposht 5:4 në penallti nga Peruja.
Tri gola u anuluan në këtë ndeshje nga sistemi VAR, për shkak të pozitës jashtë loje dhe 90 minuta përfunduan pa gola.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLuis Suarez e humbi penalltinë e parë të Uruguait, ndërsa të tjerët të gjithë ishin të saktë. Nga ana tjetër, Edison Flores i dha Perusë vendin që dërgon në katërshen më të mirë të garës, pasi topin e dërgoi me sukses prapa shpinës së portierit Fernando Muslera, transmeton “Sporti në KTV”.
Peruja do të takohet në gjysmëfinale me fqinjët nga Kili, kurse nikoqiri i garës, Brazili, takohet me rivalin Argjentinën, në finalen para finales. Uruguaianët dominuan gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa golat e anuluara ishin ato nga Giorgian de Arrascaeta, Edinson Cavani dhe Luis Suarez.
Uruguai bëhet ekipi i tretë që eliminohet nga çerekfinalja në penallti, pasi Paraguai u mposht nga Brazili, derisa Kili e fitoi duelin me Kolumbinë nga 11-metërshi.