Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi zyrtarizon transferin e parë në epokën e Ten Hagut

Manchester Unitedi ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit të majtë të Feyenoordit, Tyrell Malacia.

Malacia është prurja e parë e trajnerit të ri të “Djajve të Kuq”, Erik ten Hag.

Mbrojtësi holandez ka nënshkruar kontratën deri në vitin 2026.

Unitedi pagoi 15 milionë euro plus dy milionë të tjera bonuse për të siguruar shërbimet e tij.

22-vjeçari është shprehur tejet i lumtur që do ta veshë fanellën e skuadrës angleze.