Manchester Unitedi i është kthyer fitoreve në Premier Ligë, pas barazimit të javës së shkuar me Stoke Cityn.
Ekip i Jose Mourinhos mposhti 4 me 0 Evertonin.
Antonio Valencia, Henrikh Mkhitaryan, Romelu Lukaku dhe Anthony Martial shënuan golat për fitoren e katërt të “Djajve të Kuqë”.
Unitedi në tabelë ka 13 pikë aq sa ka edhe City, duke u distancuar në dy pozitat e para me tri pikë para Chelseat që është i treti. Evertoni ka vetëm katër pikë pas pesë ndeshjeve.