Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi ndan pikët me Aston Villën

Foto: Reuters

Manchester Unitedi nuk ka arritur të arkëtojë pikët e plota në shtëpi ndaj Aston Villës.

“Djajtë e Kuq” morën vetëm një pikë në Old Trafford, duke barazuar me rezultat prej 2 me 2, transmeton Koha.net.

Në fakt ishin mysafirët që e nisën më mirë këtë takim duke kaluar të parët në epërsi në minutën e 11 përmes Grealishit.

E në minutën e 42 një autogol nga Heaton i barazoi shifrat në 1 me 1.

Në pjesën e dytë Unitedi kaloi në epërsi përmes Lindelofit, i cili realizoi në minutën e 64.

Edhe Aston Villa ndalet në barazim Futboll Aston Villa ndalet në barazim

Por, pas vetëm dy minutave Aston Villa barazoi shifrat përmes Mings.

Pas 14 xhirove Unitedi ka arritur të arkëtojë 18 pikë dhe mban vendin e nëntë. Kurse Aston Villa në vendin e 15 ka po aq pikë.