Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi ndalet me barazim në Rusi

Manchester United ka barazuar 1 me 1 me ekipin rus Rostov në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Evropës.

Henrikh Mkhitaryan shënoi golin e parë në ndeshje në minutën e 35-të duke kaluar “Djajtë e Kuq” në epërsi.

Goli i barazimit erdhi nga Aleksandr Bukharov në minutën e 53-të të ndeshjes.

Takimi i kthimit dhe vendimtari për përcaktimin e çerekfinalistit luhet më 16 mars në Old Trafford.