Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi mposhtet në ndeshjen e fundit para Ten Hagut

Sezoni i Manchester Unitedit ka përfunduar me disfatë, pasi të dielën u mposht në udhëtim te Crystal Palace 1:0.

I pranishëm në këtë ndeshje ishte edhe trajneri i ri holandez i “djajve të kuq”, Erik ten Hag.

Ish-futbollisti i Unitedit, Wilfried Zaha, e shënoi golin e fitores në minutën e 37-të.

Pavarësisht disfatës, Unitedi e mbyll kampanjën në vendin e gjashtë me 58 pikë dhe kualifikohet në Ligën e Evropës, bashkë me Arsenalin.

West Hami i vendit të shtatë që u mposht nga Brightoni në udhëtim 3:1, do të luajë në Ligën e Konferencës.

Artikuj të ngjashëm