Manchester Unitedi nuk ka arritur më shumë se një barazim në përballjen me AZ Alkmaarin në xhiron e dytë të Grupit L në Ligën e Evropës.
Ekipet barazuan pa gola në një ndeshje ku për numrin e rasteve dominuan holandezët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë këtë grup, “Djajtë e Kuq” prijnë me katër pikë, aq sa ka Partizani. Alkmaari ka dy pikë e Astana s’ka asnjë pikë.
Më shumë se barazim s’ka arritur të nxjerrë as Roma në përballjen me Wolfsbergerin.
Ekipet barazuan 1 me 1 me Spinazzolan që realizoi për Romën e Liendlin për Wolfsbergerin.
Në Grupin J, dy këto ekipet prijnë me nga katër pikë. Borussia Monchengladbachu e Bashakshehiri kanë nga një pikë.