Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi demolohet në shtëpi

Manchester Unitedi është demoluar në shtëpi në kuadër të xhiros së tretë në Premier Ligë duke u mposhtur 0 me 3 nga Tottenhami.

Harry Kane shënoi një herë teksa dy gola tjerë i realizoi Lucas Moura për fitoren e tretë këtë edicion.

Të tre golat erdhën në pjesën e dytë.

Tani Unitedi ka vetëm tri pikë pas një fitoreje dhe dy humbjeve, teksa Tottenhami është një nga katër ekipet me bilanc të qindpërqindtë deri tash bashkë me Liverpoolin, Chelsean e Watfordin.