UEFA ka njoftuar se vetëm dy vende kanë kandiduar për organizimin e Kampionatit Evropian në vitin 2024.
Çdo asociacion ishte i lirë për të aplikuar deri më 3 mars, por UEFA ka thënë se këtë afat e kanë respektuar vetëm Gjermania deh Turqia.
Ka pasur interesim edhe nga shtetet skandinave, por ata nuk kanë arritur të përfundojnë procedurat dhe tani Gjermania e Turqia duhet të dorëzojnë dosjen e plotë deri në prill të vitit 2018 për të treguar përse e meritojnë të mbajnë garën.
Gjermania ka mbajtur Botërorin në vitin 2006, ndërsa Turqia nuk ka organizuar kurrë turne të madh ndërkombëtar pasi kishte dështuar në tentativat për Evropianët 2008 dhe 2012.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjermania mposht Turqinë për organizimin e Evropianit 2024
-
Turqia beson se UEFA do të fitonte me të si organizatore e Euro 2024
-
Gjermania dorëzon kandidaturën për organizim të “Euro 2024”
-
Turqia dorëzon kandidaturën për organizimin e EURO 2024
-
UEFA tregon pse nuk ka ndeshje për vend të tretë në Evropian