Futbolli do të ndryshojë sërish. Këtë herë, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s i ka dhënë “dritën jeshile” zëvendësimit të katërt, por me një kusht.
Ai do të kryhet vetëm në kohët shtesë, pasi gjatë 90 minutave të kohës së rregullt do të mbeten sërish 3 zëvendësime për çdo ekip.
Risia e futbollit do të implementohet fillimisht në Europianin e moshave U-21, që do të zhvillohet nga 16 qershori deri më 30 qershor, kjo për meshkujt, por edhe në Europianin e femrave që do të luhet nga 16 korriku deri më 6 gusht.
Kjo risi do të jetë eksperimentale për momentin, e nëse do të rezultojë e suksesshme do të implementohet edhe në kupat europiane dhe ndeshjet e kombëtareve, me shumë mundësi duke filluar nga sezoni 2018-2019. Gjithsesi nuk është e përjashtuar mundësia që të mund të futet që nga sezoni i ardhshëm, transmeton TCH.
Ndërkohë nuk është miratuar ideja e pezullimeve me karton të kuq për pjesë loje, që “IFAB” e kishte provuar në mars duke thënë se duhej eksperimentuar në turnetë e të rinjve.
Gjithsesi lihet një dritare e hapur për federatat për të vlerësuar efektet. Kjo kërkesë vinte nga bota e arbitrimit, për të cilën do të flitet edhe në të ardhmen.
-
La Liga do ta mbajë në fuqi rregulloren e vet për pauzat e hidratimit
-
FIFA thotë se pushimet e freskimit nuk kanë ndikuar në rezultatet e Botërorit
-
FIFA dëshiron ndryshim të rregullave për penallti
-
Infantino arsyeton pushimin për freskim të lojtarëve
-
Rritja e Botërorit e mban garën interesante, me gjithë drojën