UEFA do të ndajë një çmim zyrtar të lojtarit më të mirë të ndeshjes në çdo përballje të fazës nokaut të Ligës së Kampionëve. Lajmin e ka bërë të ditur UEFA në faqen e saj zyrtare të hënën.
Mbikëqyrësit Teknik të UEFA-s në çdo ndeshje të fazës nokaut të Ligës së Kampionëve do të vendosin se kush meriton çmimin e lojtarit të ndeshjes, ku trofeu do t’i dorëzohet çdo lojtari pas përfundimit të ndeshjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMbikëqyrës janë ish-futbollistët dhe po ashtu trajnerët si Packie Bonner, Cosmin Contra, Aitor Karanka, Robbie Keane, Roberto Martinez , Gines Melendez, Phill Neville, Willi Ruttensteiner e Gareth Southgate.