UEFA ka dalë me njoftim zyrtar për golin e anuluar të Ajaxit ndaj Real Madridit në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
Në minutën e 38-të, Nicolas Tagliafico shënoi ndaj Realit, por goli u anulua për pozitë jashtë loje pas konsultimit me VAR, duke zgjuar reagime të shumta në stadiumin “Johan Cruijff”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë njoftimin e UEFA-s theksohet se goli me kokë i Tagliaficos u anulua për shkak se gjyqtari ka vërejtur se bashkëlojtari i Tagliaficos, Dushan Tadiq ishte në pozitë jashtë loje dhe po e pengonte portierin kundërshtar që të zhvillonte lëvizjen e tij drejt topit.
“Kjo ishte në përputhje me protokollin e VAR-it dhe goli u anulua me të drejtë dhe u akordua gjuajtje e lirë për pozitë jashtë loje”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.
Ndeshja u mbyll me fitore të Realit 1 me 2.