Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Udhëtimi i vështirë i Lubotenit nëpër Evropë

Një ndalje në Beograd të Serbisë. Një tjetër në Balastya të Hungarisë.

Këto stacione janë pjesë e rrugëtimit të ri të volejbollistëve të Lubotenit për në Holandë. Për herë të dytë brenda një kohë të shkurtër skuadra ferizajase e Lubotenit merr rrugë për në Holandë për të zhvilluar ndeshje evropiane, shkruan Koha Ditore.

Si rrallë ndonjë skuadër evropiane, e nivelit për të përfaqësuar vendin në skenën evropiane, Luboteni udhëtimin e bën me autobus.

Klubi, që është kampion i Kosovës, nuk ka mundësi financiare që të mbulojë shpenzimet e udhëtimit me aeroplan. Në një situatë të tillë detyrohet që udhëtimin ta bëjë me autobus, që është shumë i lodhshëm dhe zvogëlon ndjeshëm gjasat për sukses eventual ...(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

 

Artikuj të ngjashëm