Në përkujtim të dëshmorit “Ibrahim Krasniqi” në fshatin Smallushë të Lipjanit edhe këtë vit do të organizohet turneu në futboll të vogël. Ky është viti i tret që organizohet ky turne i cili fillon me 1 qershor.
Ndërsa ne dy vitet e kaluara kanë marrë pjesë nga 100 ekipe. Organizatoret kanë treguar se edhe këtë vit ka pasur interesim të madh pasi deri tash kanë aplikuar për pjesëmarrje 80 ekipe. Garant në këtë turne futbolli luhen me sistemin 4+1 dhe vendi i parë do të shpërblehet me 1500 euro ndërsa vendi i dyte me 300 euro. Organizatorët thonë se synojnë që këtë turne ta bëjnë tradicional në mënyrë që edhe gjeneratat e reja ta kujtojnë dëshmorin Krasniqi dhe gjithë dëshmorët e tjerë të lirisë.

Artikuj të ngjashëm
-
Ndeshje interesante në çerekfinale të Kupës së Kosovës
-
Qeveria dhe opozita “përballen” nesër në kampin e futbollit në “Hajvali”
-
Të rinjtë e Reçakut organizojnë turne futbolli, presin t’u bashkohen sportistë
-
Turneu për ditën e çlirimit mbledh futbollistët e vegjël nga trevat shqiptare
-
Mediumi rumun: Kosovarët kanë impresionuar në Rumani