Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tucheli kritikon rëndë gjyqtarin e ndeshjes kundër Real Madridit

Thomas Tuchel e ka kritikuar gjyqtarin kryesor për çështjet që i pati me trajnerin e Real Madridit, Carlo Ancelottin, pas çerekfinales së Ligës së Kampionëve, ku u eliminua Chelsea.

Tuchel ka thënë se është i dëshpëruar me Szymon Marciniak, i cili dukej se “kishte kohë shumë të mirë me Carlon”, pas vërshëllimës së fundit.

“Mendoj se kjo është gjëja më e keqe për ta bërë në atë moment. Pas 126 minutave, një skuadër e jep zemrën dhe dëshirën, luftën deri në pikën e fundit. E di se Carlo është i mirë dhe kur shkova t’i them gjyqtarit faleminderit, e pas atë duke qeshur me zë të lartë me trajnerin kundërshtar. Mendoj se kjo është shumë gabim të bëhet në atë kohë”, ka thënë Tuchel pas ndeshjes.

Artikuj të ngjashëm