Fundori i Bashkimit, Aaron Walton-Moss, po dëshmohet si specialist i "triple-doubleve" edhe tek ekipi prizrenas, shkruan sot Koha Ditore.
Walton-Moss në fillim të këtij viti iu bashkua Bashkimit dhe po del si përforcimi më i qëlluar te prizrenasit që këtë edicion po e kërkojnë titullin e parë të kampionit dhe trofeun e parë prej vitit 2001.
Bashkimi këtë edicion i ka humbur dy finale, atë të Kupës së Kosovës dhe Ligës Ballkanike, por forma që po tregon amerikani i jep shpresë Bashkimit. Walton-Moss deri më tash ka regjistruar 22 ndeshje me Bashkimin dhe 10 prej tyre i ka mbyllur me "triple-double".
Së fundi, në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të plejofit në IP Superligën e Kosovës, ai udhëhoqi Bashkimin drejt fitores ndaj Rahovecit (114:86) me 23 pikë, 17 asistime e 10 kërcime. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).