Kalimi nga Liga e Kombeve, përkatësisht niveli ku garoi Kosova - ai D, në eliminatore të rregullta për "Euro2020" është ndryshim i madh në cilësi. Për këtë trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, ka paralajmëruar se humbjet e Kosovës do të vijnë shpejt pas një viti të tërë pa humbje, shkruan sot Koha Ditore.
Kosova në eliminatore që nisin për pak ditë do të ketë punë me Anglinë, që doli e katërta në botërorin e fundit apo edhe me Çekinë që çdoherë është "arrë e fortë" për përfaqësueset më të mëdha, shpesh edhe duke i mposhtur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, në ekipin "dardan" ka shpresë se të paktën ndeshja e parë e eliminatoreve mund të fitohet dhe niset mbarë kjo fushatë.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)