Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tri fitore nga vendësit dhe dy barazime në xhiron e 23-të në Superligë

Foto: Koha

Xhiroja e 23-të e Superligës së Kosovës u zhvillua me vetëm pesë ndeshje, për shkak se Prishtina-Flamurtari është vendosur të luhet më 27 mars.

Nga pesë duelet e tjera, vendësit ishin të pamposhtur në këtë fundjavë, ku korrën tre fitore e dy duele të tjera përfunduar baras.

Fitoren më të thellë të kësaj xhiroje e shënoi lideri Feronikeli, që i mposhti mitrovicasit e Trepçës ’89, me shifrat 5:0. Nikli njëherësh me fitoren 5:0 bën që kjo skuadër ta ketë sulmin më të mirë në ligë me 43 të gola shënuar, raporton KTV. Kjo skuadër e shënoi edhe fitoren më të thellë sezonale, dhe mbetet pa humbje në 12 ndeshje.

Në minutën e 29-të u shënua një autogol nga Pllana, ndërsa në pjesën e dytë, ekipi nga Drenasi realizoi tre gola tjerë.

Mendurim Hoti në minutën e 49-të, Carioca në minutat ‘53 dhe ‘59 dhe Kastriot Rexha gjashtë minuta para fundit, ishin meritorët që vendësit triumfuan me pesë gola epërsi.

Edhe Mbyllen edhe katër ndeshjet tjera ku u shënuan 24 gola Futboll Mbyllen edhe katër ndeshjet tjera ku u shënuan 24 gola

Llapi bëri hap fals në luftë për titull duke barazuar me Ballkanin 1:1, një pikë shumë e vlefshme për ekipi nga Suhareka.

Të parët kaluan në avantazh mysafirët me Jetmir Topallin në minutën e pestë, kurse barazimi i rezultatit erdhi shtatë minuta para fundit, kur pas penalltisë së fituar nuk gaboi Mentor Zhdrella.

Kampionia në fuqi Drita vazhdoi me seri të fitoreve, duke marrë pikët e plota për herë të katërt rresht.

Me rezultat 2:0 fitoi kundër Lirisë dhe e përforcoi pozitën e katërt, ndryshe prej prizrenasve që janë vazhdojnë luftën për mbijetesë.

Për “Intelektualët” shënuan nëpërmjet rezervistëve Filonit Shaqiri dhe Betim Haxhimusa në minutat 78-të dhe 80-të.

E me shifrat 2:0 fitoi edhe Gjilani ndaj KEK-ut.

Për “Skifterat” ishte fitorja e parë në stinorin pranveror dhe kjo u arrit me mund të madh.

Golin e parë e realizoi Shpend Asani në minutën e tretë të kohës shtesë, ndërsa dy minuta më vonë, në listën e realizatorëve u shënua edhe Wilber Perez.

Edhe Drita fiton, gara për titull bëhet e zjarrtë Sport Drita fiton, gara për titull bëhet e zjarrtë

KEK-u, ende mbetet me një pikë të fituar në vjeshtë.

Takimi i vetëm që përfundoi pa gola në këtë javë ishte Drenca – Ferizaj, edhe pse rastet nuk munguan.