Sport

Trepça transferon edhe një amerikan

Një ditë pasi zyrtarizoi amerikanin Gerald Blackshear, KB Trepça ka njoftuar edhe për përforcimin e radhës për sezonin e ri në Superligën e Kosovës në basketboll.

Ekipi nga Mitrovica, të premten bëri të ditur se ka siguruar shërbimet e basketbollistit tjetër amerikan, Ty Cockfield. Cockfield (180 cm) luan në pozitën e organizatorit kurse vitin e shkuar ka qenë pjesë e ekipit nga Greqia, Charilaos.

Ai karrierë ka bërë edhe në Austri kurse është amerikani i dytë te Trepça për sezonin 2021/22.