Trepça e ka humbur edhe ndeshjen e dytë nga skuadra rumune Potaissa Turda. Të dielen në mesditë në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, Turda fitoi me 10 gola dallim, 40:30, bën të ditur Federata e Hendbollit të Kosovës.
Ishte kjo ndeshja e kthimit e rrethit të tretë të Challenge Cup. Në ndeshjen e parë, të luajtur të shtunën mbrëma po në “Minatori”, Turda fitoi me shifrat 35:19. Në ndeshjen e dytë rezultati ishte më i ngushtë, transmeton Koha.net.
Ndeshja e së dieles nuk e kishte ritmin e ndeshjes së parë. Edhe atmosfera nuk ishte ajo e së shtunës. Prap Trepça pati përkrahje nga tifozët “Torcida” që kishin ardhur në numër dukshëm më të vogël se të shtunën. Gjithsej ishin rreth 400 shikues, ndërsa të shtunën atmosfera ishte e zjarrtë dhe ndeshja u përcjell nga 1200 shikues.
Për Trepçën ishin ndeshje debutuese në gara evropiane. Turda ndërkohë është skuadër e nivelit të lartë. Edicionin e kaluar luajti në finale të Challenge Cup kurse edhe këtë edicion ka pretendime të mëdha. Te Trepça më efikasi ishte Deniz Terziqi me nëntë gola. Roland Thalmaier shënoi tetë gola për rumunët.
Me rezultat të përgjithshëm 75:49, Turda ka kaluar tutje.
Potaissa Turda – Trepça 40:30 (25:15)
Edhe
KH Trepça mposhtet në ndeshjen e parë
Potaissa Turda: Thalmaier 8, Asoltanei 7, Huta 6, Zacacurin 5, Cintec 4, Pintoiu 4, Iancu 2, Ignat 2, Adomnicai 1, Rotaru 1, Arseniq, Lazar, Saviq, Stef. Tenghea, Varo
Trepça: Terziqi 9, Basholli 6, Klinaku 4, Mujka 4, Cimili 2, Maxhera 2, B. Shala 2, Nuhi 1, Buqinca, Fetahu, Mziu, Rama, Sejdijaj, A. Shala, B. Terziqi, K. Terziqi