Trepça ka shkuar në pushim mes pjesëve me epërsi prej dy pikëve në ndeshjen e katërt të serisë gjysmëfinale ndaj Sigal Prishtinës.
Mitrovicasit në palestrën e stërmbushur “Minatori” në Mitrovicë, janë duke fituar me rezultatin 40:38.
Më i dalluari në pjesën e parë te Trepça ishte Jamel Artis, që pati 10 pikë, dy kërcime e tri asistime.
Ndërkohë te skuadra e Prishtinës, Derrick Wilson shënoi 12 pikë, një kërcim e një asistim.
Prishtinasit kanë epërsi 2:1 në serinë gjysmëfinale. Në rast të fitores, në finale do të luajnë kundër Pejës që e eliminoi Yllin të shtunën.
Në rast të fitores së Trepçës, finalisti do të vendoset në mesjavë.
Artikuj të ngjashëm