Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

89-shi mposht Drenicën, Drita vazhdon me fitore

Në kuadër të Superligës së Kosovës, gjatë ditës së sotme janë zhvilluar tri ndeshje.

Drenica ka pritur Trepçën 89’, Drita ekipin e Dukagjinit dhe Flamurtari Ferizajn, raporton KOHA.

Drenica qysh në minutën e 7 të ndeshjes ka pranuar gol nga Trepça 89’, golin e shënoi Milot Avdyli, por në minutën 15 të ndeshjes shënoi Alban Shillova, duke barazuar rezultatin në 1 me 1.

Pas vetëm 3 minutash, Asare ka shënuar autogol, duke bërë rezultatin 2 me 1 për Drenicën ndërsa në minutën e 28 të ndeshjes Trepça 89’ ka barazuar rezultatin në 2 me 2, me një super gol të shënuar nga Engjëll Hoti.

Me të filluar pjesa e dytë e ndeshjes, në minutën e 58 ka shënuar Leart Emini, duke bërë rezultatin 3 me 2 për Trepçën 89’ ndërsa golin e fundit në këtë ndeshje e ka shënuar Berat Ahmeti, duke bërë që kjo ndeshje të përfundojë 4 me 2 në të mirë të Trepçës.

Edhe Drita nuk gabon ndaj Ferizajt, fiton 2:0 Futboll Drita nuk gabon ndaj Ferizajt, fiton 2:0

Flamurtari në minutën e 43 të ndeshjes ka kaluar në epërsi ndaj ekipit të Ferizajt nga penaltia, kështu duke përfunduar pjesa e parë e ndeshjes me vetëm një gol ndaj Ferizajt.

Në pjesën e dytë të ndeshjes prapë ka shënuar ekipi i Flamurtarit, duke bërë rezultatin 2 me 0 ndaj Ferizajt, pastaj në minutën e 56, Bunjamin Asani ka ngushtuar epërsinë në 2 me 1, por pas vetëm 1 minute, Shend Kelmendi ka shënuar golin e tretë të Flamurtarit.

Në minutën e 84, Kenan Orana ka ngushtuar epërsinë në 3 me 2, por nuk mundën që të barazonin rezultatin.

Drita ka arritur që të sigurojë fitore ndaj Dukagjinit, me golin e Liridon Lecit, në minutën e 57 të ndeshjes si dhe atij të Astrit Fazliut në minutë e 88, duke bërë rezultatin 2 me 0.

Edhe Drita me fitore të rëndësishme ndaj Ferizajt Futboll Drita me fitore të rëndësishme ndaj Ferizajt

Drita ka mbetur në vendin e parë të Superligës së Kosovës, me 58 pikë, e ndjekur pas nga Prishtina dhe Gjilani, që të dyja me nga 51 pikë.

{gallery}