Ekipi i Trepçës që do të paraqitet në edicionin 2017/18 të Superligës së Kosovës në basketboll, do të jetë ekipi më i dobët në historinë e klubit mitrovicas.
Kështu ka thënë kapiteni i KB Trepçës, Valdrin Haxhiu, që do të jetë lojtari më me përvojë në radhët e ekipit mitrovicas.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHaxhiu ka treguar të hënën se Trepça ka dy javë që ka filluar përgatitjet për edicionin e ri, nën urdhrat e trajnerit Ilir Selmani dhe ndihmësit të tij, Gazmend Asllani. Edicioni i ri i Superligës së Kosovës në basketboll nis më 30 shtator, ndërsa Trepça nuk ka thuajse fare pretendime.
Kriza e madhe financiare që kaploi klubin në edicionin e shkuar ka bërë që të mos regjistrohet asnjë basketbollist i ri për edicionin 2017/18 gjatë afatit kalimtar veror që u mbyll javën e shkuar. Po ashtu nga skuadra gjelbër e zi janë larguar disa prej lojtarëve me përvojë...(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.