Klubi mitrovicas i futbollit, Trepça ’89 ka reaguar të shtunën lidhur me qasjen e Federatës së Futbollit të Kosovës ndaj vendimit të FIFA-s për të ndihmuar federatat nacionale.
Sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu ka thënë për Koha.net se fondi i ndarë nga FIFA do të shërbejë për të mbuluar shpenzimet e mëdha të Federatës. FFK-ja pritet të përfitojë 462 mijë euro nga FIFA, në bazë të një vendimi që u mor të premten.
Në komunikatën e Trepçës ’89 janë lëshuar shumë akuza për drejtuesit e FFK-së, ndërsa është vlerësuar se nga ky fond duhet të përfitojnë edhe klubet. Në të vërtetë FFK-ja kohë më parë ka përkrahur klubet dhe të gjithë të përfshirët në futboll.
“Federata këto mjete mund t’i investojë në ligat kombëtare (pra te klubet e Kosovës). Sipas Eroll Salihut administrata e FFK-së qenka më e rrezikuar për falimentim e jo klubet e futbollit të cilat e themelojnë këtë Federatë dhe e punësojnë këtë administratë. FFK-ja merr fonde të dedikuara drejtpërdrejt për mirëmbajtjen e administratës dhe mbulimin e kostove financiare, nga ‘Hat-trick’ programi i UEFA-s, për çdo vit nga 1,3 milionë euro. Si duket FFK-së këto ditë nuk po i dalin këto 1,3 milionë euro për vetëm 24 të punësuar në administratë, 30 trajnerë dhe 20 të punësuar në LRF. Tani në këtë kohë kur e gjithë bota dhe klubet më me nam janë duke përgjysmuar pagat, FFK-ja i siguron vetes edhe një fond emergjent shtesë, duke mos dëgjuar klubet që janë në pozitë të vështirë dhe ekzistenciale”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e Trepçës ’89.
Kryetari i këtij klubi, Adedin Zeka ka shkruar se është duke menduar tërheqjen nga garat që “organizohen nën udhëheqjen e këtyre personave të papërgjegjshëm, kriminel, pa kurrfarë morali apo etike”.
-
Klubet nuk pritet të përfitojnë nga 462 mijë eurot që FIFA ndau për FFK-në
-
Pakoja emergjente “ndan” klubet e futbollit
-
FFK kërkon ndërprerjen e ndeshjeve ilegale të Serbisë në Kosovë, do t’i drejtohet edhe UEFA-s
-
Si mund të përfitojnë klubet e Kosovës nga fondi 355 milionësh i FIFA-s?
-
FFK-ja me të hyra prej 19 milionë eurosh gjatë vitit 2023, për paga ndau 4 milionë euro