Gustavo Carbonieri Santa Rosa debutoi me Trepçën ’89 në disfatën e pësuar gjatë ditës në Mitrovicë, ndaj Prishtinës me rezultatin 2:1.
Por vetëm gjatë orëve të mbrëmjes të së shtunës, klubi i futbollit Trepça ’89 e prezantoi si përforcim të ri.
Gustavo Carbonieri së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës nga Bullgaria, Tsarsko Selo. Ai gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe te skuadra e njohur kroate Hajduku i Splitit.