Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Trepça ‘89 e Prishtina në pritje të kundërshtarëve të parë evropianë

Momenti i pritur shumë gjatë do të vijë të hënën (sot) në mesditë.

Kampionia e Kosovës në futboll, Trepça ‘89 do të mësojë emrin e rivalit të parë evropian, përkatësisht rivalit të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Shorti për raundin e parë dhe të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve do të tërhiqet nga ora 12:00 në Nyon të Zvicrës.

Një orë më vonë, emrin e kundërshtarit të parë në Evropë do ta mësojë edhe Prishtina, që do të garojë në raundin e parë kualifikues të Ligës së Evropës.

Edhe për Ligën e Evropës shorti do të tërhiqet për dy raundet e para... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Artikuj të ngjashëm